Të gjithë ata që mbushën 18 vjet pas ditës së zgjedhjeve më 17 tetor nuk do të mund të votojnë në procesin e balotazhit.
Kjo pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka certifikuar lista të reja, pos atyre të 17 tetorit, meqë sipas këtij institucioni, balotazhi është vazhdimësi e procesit të parë zgjedhor. njofton Klan Kosova.
Diçka e tillë po kritikohet nga shoqëria civile që vlerësojnë se secilit që arrin moshën e rritur do të duhej t’i mundësohej kjo e drejtë.
Edhe mërgimtarët që nuk votuan në rundin e parë të votimit, nuk do të mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre me postë, pasi nuk janë në listat e KQZ-së.