Në Projektligjin për Buxhetin e vitit 2022 të prezantuar dhe miratuar nga Qeveria, në mes të vendimeve parashikohet të ndahet një vlerë prej 2 milionë eurosh, për herë të parë për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Ky lajm, është pasqyrimi i vëmendjes, përkujdesjes dhe gjithëpërfshirjes që qeverisja e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, e ka kundrejt kombit shqiptar.