Kryetari i Degës së LDK-së dhe i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar qytetarët e Zabelit për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha garat zgjedhore.
Kryetari Haziri ka falënderuar Zabelin për përkrahjen edhe në zgjedhjet e 17 tetorit, ku u bë rikthimi i madh i LDK-së.
“Sa herë që kam qenë në garë zgjedhore, nga Zabeli e kam marrë mbështetjen e plotë. Ju faleminderit shumë për besimin dhe realizimin e rikthimit të madh të LDK-së. Ky besim na bën nder dhe më të përgjegjshëm në punë. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.