Kryetari i Degës së LDK-së dhe i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar qytetarët e Malishevës për mbështetjen e madhe në garën e 17 tetorit.
Kryetari Haziri ka deklaruar se me këtë mbështetje të jashtëzakonshme të Malishevës, u bë rikthimi i madh i LDK-së.
“Në Malishevë gjithmonë e kam pasur mikpritjen e ngrohtë dhe përkrahjen maksimale. Faleminderit për besimin e vazhdueshëm ndaj meje dhe LDK-së. Ky besim na bën nder dhe më të përgjegjshëm në punë. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.