Nazim Rexhepi në zgjedhjet komunale të datës 31 tetor 2021, mbas 12 viteve në parlamentin e madh komunal në Langnau te Emmentalit fiton edhe një mandat për kater vitet e ardhshme, ne mesin e 22 kandidateve te partise social demokrate te kesaj komune, ai rradhitet me 1243 vota i 9-ti ne kete parti,.
“Jam i lumtur qe mu dha besimi edhe per kater vitet e ardhëshme te jem pjesë e ketij parlamenti.Kandidimi dhe zgjedhja ne keto vende me rendesi jane te nevojshme per te gjithe bashkevendasit e mi. I falenderoje te gjithe votuesit ne kete komune per besimin e dhene, posaqerishte migrantet me te drejte vote”.
Puna e tij e palodhshme e bën që të jetë në politikën zvicerane. Nazimi është gjithnjë në ballë të sfidave të ndryshme, për të cilën ka marr shumë urata nga shoqata të ndryshme dhe përcjellës të shumtë të aktiviteteve të tij.
Ndër të tjera. ai e përkrah nevojën se Langnau duhet të mbështetet vazhdimisht në energji të qëndrueshme. Ofruesit rajonalë të energjisë së rinovueshme duhet të mbështeten më shumë dhe pjesa e energjisë së ripërtëritshme në konsumin total të energjisë, do të rritet më shpejt sesa ofron kantoni. Jam i përkushtuar ndaj faktit që Langnau aplikon për iniciativën “Energiestadt”.