Stacioni Policor në Gjilan tash e disa javë ka qenë pa komandant pasi Major Alban Ramushi kishte përfunduar mandatin, ndërsa mësohet se këtë javë është zgjedhur komandanti i ri.
Mësohet se Komandant i ri i Stacionit Policor është emëruar Major Ismail Fejzullahu.
Major Ismail Fejzullahu ka udhëhequr së fundi me trafikun e autostradave, ndërsa më herët ka qenë edhe komandant i trafikut rajonal në Gjilan.