Me hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjilan Rexhep Kadriu, i ka bërë thirrje si qytetarëve, aktivistëve, simpatizantëve e po ashtu edhe bashkëkonkurentëve, për një fushatë fer, të dinjitetshme dhe serioze, si e vetmja mundësi për të krijuar një standard të ri të të bërit fushatë. Si duket, është problem të arrihet të kapërcihet ky mentalitet i të bërit garë, që fatkeqësisht po na përcjellë ndër vite.
Sot, pas vendosjes së posterave të kandidatit të AAK-së në Gjilan, njëherit edhe kryetarit të degës së kësaj partie, Rexhep Kadriu, janë demoluar posterat e vendosur përgjatë rrugës së Market Viva, në drejtim të lagjës Arbëria.
Iu bëjmë thirrje të gjitha partive garuese dhe kandidatëve për deputetë, që të respektojnë kodin zgjedhor dhe të ofrojnë programet e tyre për qeverisjen në Kosovë. Demolimi i fotografive të kandidatëve tanë, përpos që është shkelje ligjore, nuk ua rritë assesi përkrahjen. Andaj, sërisht iu bëjmë thirrje gjithë pjesëmarrësve në zgjedhje, të mos bëjnë veprime të tilla që e shëmtojnë këtë proces zgjedhorë.
AAK: Demolohen posterat e kandidatit për deputet, Rexhep Kadriu
Ndani këtë artikull