Tani më që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) , ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokalee të 17 tetorit për Asamble Komunale, mësohet se në Kuvendin Komunal të Gjilanit që përbëhet prej 35 anëtarëve, 11 do të jenë femra.
Referuar votave të fituara në zgjedhjet e 17 tetorit, Shpresa Kurteshi Emini (LDK), ish kryesuesja e Kuvendit, të përbërjes së fundit, del të jetë femra më e votuar.
Ajo ka marr 773 vota, duke lënë pas bashkëpartiaken Teuta Suliqi me 728 vota.
Ja kështu janë votuar të gjitha kanddatet femra që kanë fituar ulëse.
LDK:
Shpresa Kurteshi Emini – 773
Teuta Suliqi – 728
Aferdita Balaj Ajdini – 573
Drenushë Maloku – 566
Gresa Avdiu – 513
Lëvizja Vetëvendosje:
Krenare Latifi Kqiku – 514
Mimoza Kadriu Qerimi – 372
Ardhmerije Jakupi Musliu – 336
Partia Demorkatike e Kosovës (PDK)
Leonora Morina Bunjaku – (bartëse e listës)
Suzana Selimi – 198
Aleanca për Ardhmëroinë e Kosovës (AAK)
Ardita Ukshini – 430
Përndryshe, ndonëse KQZ ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale për 38 Kuvendet Komunale, pas shpalljes së rezultateve, në afat brenda 24 orësh, subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.