Tani më që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) , ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokalee të 17 tetorit për Asamble Komunale, mësohet se në Kuvendin Komunal të Gjilanit që përbëhet prej 35 anëtarëve, 11 do të jenë femra.
Referuar votave të fituara në zgjedhjet e 17 tetorit, Ardita Ukshini (AAK), del të jetë femra më e votuar në AAK në Gjilan.
Ajo ka marr 430 vota.
Ja kështu janë votuar të gjitha kanddatet femra që kanë fituar ulëse.
Lëvizja Vetëvendosje:
Krenare Latifi Kqiku – 514
Mimoza Kadriu Qerimi – 372
Ardhmerije Jakupi Musliu – 336
LDK:
Shpresa Kurteshi Emini – 773
Teuta Suliqi – 728
Aferdita Balaj Ajdini – 573
Drenushë Maloku – 566
Gresa Avdiu – 513
Partia Demorkatike e Kosovës (PDK)
Leonora Morina Bunjaku – (bartëse e listës)
Suzana Selimi – 198
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)
Ardita Ukshini – 430