Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar banorët e Rrugës së Ferizajt për mbështetjen dhe besimin e madh ndaj tij dhe LDK-së, në zgjedhjet e 17 tetorit.
Kryetari Haziri ka thënë se besimin e banorëve të Rrugës së Ferizajt do ta kthejnë me përkushtim dhe përgjegjësi edhe më të madhe në punë.
“Në Rrugën e Ferizajt shihet kohezioni i angazhimit të fytyrave të mëdha publike që rrjedhin nga kjo lagje. Kjo lagje është pasqyrë e Gjilanit, sepse këtu ka qytetarë të cilët janë vendosur para 50 vjetëve. Prej viteve të 90-ta, veprimtarët e kësaj lagje kanë dhënë shumë për këtë qytet. Faleminderit për besimin në rikthimin e madh të LDK-së. Besimin do ta kthejmë me përkushtim dhe përgjegjësi edhe më të madhe në punë. Do të mbetet gjithmonë, Luta i Juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.