Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, po i vazhdon takimet me qytetarët në qytet e fshatra, të cilat po organizohen me iniciativa të tyre.
Gjatë ditës, kryetari Haziri ka marrë pjesë në shtatë takime të organizuara nga vetë qytetarët, të cilët po e dëgjojnë programin zhvillimor për Gjilanin 2021 +.
Kryetari Lutfi Haziri ka shprehur falënderime ndaj qytetarëve për organizimet e shumta me vet-iniciativë dhe besimin që po ia japin për mandatin e ri qeverisës