Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në homazhet për aktivistin Astrit Dehari, ka thënë se ky i fundit është mbytur në burg.
Madje ka thënë se përgjegjësit duhet gjykuar e dënuar.
“Ai u mbyt në burg, në burgun e Prizrenit më 5 nëntor të vitit 2016 dhe sot e kësaj dite ne nuk mund të jemi të qetë përderisa nuk ka drejtësi për Astritin, përderisa përgjegjësit nuk janë gjykuar e dënuar dhe përderisa nuk është zbardhur në plotni e vërteta për të”.
“Astritin e kemi pas shok të ngushtë, i cili ka qenë shembull për të gjithë neve me aktivitetin, dashamirësinë dhe organizimin që ka bërë, ne ja kemi borxh edhe Astritit por edhe qytetarëve, drejtësinë për Astritin”, ka thënë Kurti.