Ekonomia e Gjilanit ka nevojë për shtysën e institucioneve lokale, në mënyrë që të sjellin rritjen e vëmendjes ndaj prodhimit të produkteve vendore. Panairet janë një nga mjetet me anë të të cilave ne sigurohemi se arrijmë të përhapim sa më shumë, kualitetin dhe vlerat e prodhimeve lokale.
Gjilani duhet të njihet për vlerat që i ka. Ka ardhur koha të mendojmë parimisht por edhe strategjikisht. Duhet të krenohemi me prodhimet tradicionale që i kemi, e politikat që i ndjekim të jenë veçse në shërbim të këtij qëllimi. T’ia kthejmë vëmendjen Gjilanit, të gjithë së bashku, me një za të ri e udhëheqje të re.