Sot gjatë ditës sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Këto vranësira, vende–vende në orët e mbrëmjes mund të sjellin edhe riga lokale të shiut.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin deri 17 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-8 m/s.