Brecalci me Malësi i kanë dhënë mbështetje rekorde kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, në garën e 14 nëntorit.
Banorët atje, unanimisht u deklaruan se thanë se vota për Lutfi Hazirin është votë për zhvillim të Bresalcit, Poneshit, Malësisë së Zhegocit e Malësisë së Kishnapoles.
Ndërsa, kryetari Haziri tha se përkrahja e jashtëzakonshme qytetare, i bën nder dhe më të përgjegjshëm në punë.
”Përkrahja redorde e pa dallim e Bresalcit me Malësi, më bën tepër krenar, të privilegjuar dhe më te përgjegjhëm në punë. Kjo zonë e kryengritësve për lirinë e shqiptarëve, do t’i gëzohet projektit të madh të Autostradës, e cila do të jetë mundësi e madhe e zhvillimit. Unë do të jem kujdestar për ruajtjen e këtij projekti, 24 orë e shtatë ditë dhe s’ka kush që e stopon. Faleminderit deri në gjunjëzim për këtë përkrahje. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.