Tash e sa ditë ka nis të shkruhet dhe diskutohet për derbin më të madh lokal në botë, Milan dhe Inter, ndeshje kjo e cila do të përcillet nga tërë bota do të nis të dielën me fillim nga ora 20.45.
Të dyja skuadrat në mesjavë patën ndeshjet e tyre të fazës së grupeve në Champions League, me Interin që ishte më i suksesshëm duke fituar 1-3 në udhëtim te Sheriff Tiraspol, kurse Milan luajti baraz në San Siro me Porton 1-1.
Megjithatë, kur vjen momenti i derbiut aty nuk ka vend për gabime dhe të gjitha rezultatet paraprake dhe telashet harrohen, pasi përqëndrimi është maksimal për ta fituar ndeshjen e cila ka vlerë shumë të madhe për dy rivalët, me Milanin që nëse fiton po e heq qafe edhe një kandidat potencial për titull, sepse do të shkonte në +10, kurse nëse Inter fiton, atëherë i kthehet fuqishëm garës edhe pse aty në mes qëndron edhe Napoli që po ashtu nuk di për humbje.
Të dy trajnerët Stefano Pioli dhe Simone Inzaghi janë gati qysh tani të mendojnë për formacionet e mundshme, edhe pse në këtë drejtim pak më i shqetësuar është Pioli i cili nuk e ka në dispozicion Theo Hernandez të suspenduar, sulmuesin e krahut Ante Rebic, i cili mund të jetë në bankë, por mungesë e madhe mund të konsiderohet njëriu ndër portirët më të mirë në Evropë, Maignan i cili kthehet vetëm në vitin e ri.