Është inauguruar pjesa e katërt e Çarshisë së Gjilanit në pjesën jugore, e cila ka gjatësi prej 800 metra.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se nga një pellg problematik, kjo zonë është shndërruar në përparësi për bizneset dhe banorët.
“Nga një pellg, Çarshia e Gjilanit është kthyer në përparësi për qytetarët, për bizneset familjare e në punëtori për zejtarët. Kjo është Çarshia më e gjatë që një qytet në Kosovë e ka. Gjilani po transformohet në qendër urbane dhe shembullin e madh e kemi këtu. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.