Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar kompaninë e ndërtimit Ceni Company, ku është mirëpritur nga pronari, Jeton Hyseni dhe punëtorët aty.
Kryetari Haziri ka thënë se kjo kompani është shembulli më i mirë i gjenerimit të vendeve të punës.
“Kompania e ndërtimit “Ceni Company” është storie e suksesit në Gjilan dhe shembulli më i mirë i gjenerimit të vendeve të punës. Më shumë se 200 familje bëjnë jetë të mirë fal mundësisë që u ka ofruar kjo kompani. Faleminderit për pritjen pronarit, Jeton Hyseni. Suksese në vazhdimësi!”, ka thënë kryetari Haziri.
#Lutapertegjithe