Qytetarët e Kodrës së Dëshmorëve, Rrugës së Prishtinës e Rrugës së Ferizajt, i kanë dhënë përkrahje të jashtëzakonshme kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, për zgjedhjet e 14 nëntorit.
Kryetari Haziri ka falënderuar banorët për këtë përkrahje e besim ndaj tij.
“Kodra e Dëshmorëve, Rruga e Prishtinës e Rruga e Ferizajt më kanë bërë nder sonte me këtë mbështetje e besim. Këtë besim, do t’ua kthej me shumë punë, angazhim e përgjegjësi më të madhe. Ju lutem që më 14 nëntor, të dilni në mënyrë masive e solemne për ta konfirmuar këtë besim që Gjilanit të mbetet i gjilanasve. Ju faleminderit. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.