Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë ku ka marrë pjesë në Forumin e Paqes, i cili zhvillohet nga data 11-13 nëntor në Paris.
Pasi morri pjesë në Ceremoninë e Hapjes, Kryeministri Rama ishte edhe pjesë në panelin digjital “Ndalo-dhe-Ec – Si të rivendosim lëvizshmërinë globale”, shkruan TopChannel.
Aty u diskutua se si vendet mund të koordinohen më mirë dhe cilët institucione apo aktorë mund të ofrojnë rregulla dhe mekanizma, për të përmirësuar lëvizshmërinë në kohët e Covid-19.