Se fitorja është e Vetëvendosjesnë Zhegër është e padiskutueshme në Zhegër,e dëshmon edhe numri i madh i qytetarëve që ishin të pranishëm në sallë dhe të atyre që ishin jashta sallës. Teksa banorët e Zhegrës kanë pritur në mënyrë madhështore kryeministrin e ardhshëm të Republikës së Kosovës, Albin Kurtin dhe kandidatët për deputetë nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Kryetarja e Qendrës dhe kandidatja për deputete Besa Baftiu, ishte e para që mori fjalën. Ajo kujtoj mashtrimet e pushteteve të kaluara që i kanë bërë Zhegrës, duke besuar fort se qeverisja e LVV do të ndryshoj komplet situatën në të mirë të qytetarit. “Zhegrës i patën premtuar komunën, nuk e patën bërë. Deshën t’ia mbyllin edhe shkollën e mesme, ndërsa klubin e suksesshëm të hendbollit e kanë lënë pa palestër” .
Arijeta Rexhepi, Nevzad Isufi dhe Shemsi Syla poashtu kandidatë për deputetë theksuan se fitorja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! jo vetëm në Gjilan, por në tërë Kosovën është e sigurtë, ndërsa ftuan zhegrasit të bëhen pjesë e këtij ndryshimi të madh që do të ndodhë me 11 qershor. Më 12 qershor festojmë së bashku fitoren.
Kryeministri i ardhshëm Albin Kurti, i cili u prit me duartrokitje e brohoritje në diskutimin e tij paraqiti mënyrën se si Lëvizja VETËVENDOSJE! do ta zhvilloj ekonominë, do të mbrojë prodhuesin vendor dhe do të rritë eksportin. “Lëvizja VETËVENDOSJE! me ardhjen në qeveri do të krijoj një fond sovran ku qeverisë i’a merr ndërmarrjet publike, AKP-së të cilën e shuan i’a merr ndërmarrjet shoqërore duke kaluar në shoqëri aksionare dhe ky fond bëhet aksionari kryesor në energji, miniera, telekomunikacion dhe nga i cili hov merr industria. Krahas kësaj do të themelojmë bankën zhvillimore që do të mundësoj marrjen e kredive të buta e afatgjate, duke mundësuar rritjen e bizneseve pa pasë nevojë të paguhen kamatat enorme siç janë sot në këto bankat komerciale” Ai vazhdoi më tej duke folur për rritjen e pensioneve, shujtat e qumështin për filloristët, shtesat për fëmijët deri 15 vjeç, trefishimin e inspektorëve të punës për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve dhe shumë nga 40 prioritetet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Në fund ai kërkoi nga zherasit të dalin në Zgjedhje dhe të votojnë për ndryshim. “Ju ftoj kështu të gjithë së bashku më 11 qershor të dalim në Zgjedhje, të dëshmojmë se shumica është për ndryshim, shumica është për një Republikë në të cilën do të ketë mirëqenje, zhvillim, punësim, drejtësi për të gjithë. Më 11 qershor votoni numrin 35, votoni Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe zgjidhni 5 nga kandidatët, secili më i mirë se tjetri”
Fitorja është e Vetëvendosjes në Zhegër është e padiskutueshme
Ndani këtë artikull