Një qytetar nga Gjilani ka raportuar në polici se derisa ka qenë duke punuar në hapjen e një rruge, ka hasur në disa mjete të dyshuara, të pashpërhtyera.
Rasti ka ndodhur në fshatin Bresalc të Gjilanit, mesditën e së enjtes.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se njësitë përkatëse të FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë deminimin e gjishtej 42 granatave të gjetura nga qytetari.
“Fsh. Bresalc, Gjilan, 11.11.2021 – 15:25. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ka qenë duke punuar në hapjen e një rruge ka hasur në disa mjete të dyshuara të pa shpërthyera. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Nga njësitë përkatëse të FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë deminimin e gjithsejtë 42 copë granata dore”, ka njoftuar policia.