Të gjithë mediat në itali shkruajnë se fondi i investimeve saudit PIF është në interesim e sipër për të blerë klubin italian.
Suning ndodhet në një pozicion të vështirë financiar pas falimentimit të kompanisë Evergrande. PIF ishte dhe vjet e interesuar për të blerë klubin zikaltër por marrëveshja nuk u arrit për arsye të disa vlerësimeve mbi vlerën e ekipit.
Para pak kohësh PIF bleu ekipin anglez të Newcastle për 356 milion euro. Çdo gjë dukej e qetë dhe se arabët nuk do i ktheheshin përsëri çështjes së Inter-it por ndodhi komplet e kundërta.
Sipas gazetarit të njohur italian, Marco Barzaghi, PIF dhe Suning kanë rifilluar bisedimet për shitjen e klubit të Inter në drejtim të arabëve. Besohet se Suning ka ndryshuar vendim duke marrë parasysh edhe borxhet që pronarët kanë dhe shitja e Inter-it do të ishte një mundësi e mirë për të dalë nga ky borxh.
Suning ka një pjesë të madhe të financave tek kompania Evergrande e cila është në proces falimentimi, dhe kjo gjë do të “groposte” më shumë Suning.
Gazetari i Mediaset, Barzaghi shpjegon se diçka më konkrete mund të ndodhi nesër pasi në Kinë do të mbahet një takim nga partia që është në pushtet dhe do të marrë vendime rreth kompanisë Evergrand.
Vlera e klubit zikaltër është rritur që pas lajmit se stadiumi i tyre do të rindërtohet dhe do të inaugurohet në vitin 2026. Nga rreth 670 milion euro, Interi tashmë ka vlerën e 1 miliard euro.
Gjithësesi PIF nuk shqetësohet nga kjo shifër, dëshiron vetëm të blejë klubin italian.