Për gjashtë muaj, Qeveria Kurti nuk e bëri asnjë emërim të njerëzve të Gjilanit në pozita të larta.
Madje, shqetësues është fakti se gjilanasit e emëruar, i zëvendësoi me njerëz që nuk vijnë nga Gjilani.
Ja faktet dhe gjykimin më të mirë do ta japin qytetarët e Gjilanit:
1. Drejtori i përgjithshëm i ATK-se në regjionin e Gjilanit është vendosur nga komuna e Suharekës – ishte nga Gjilani
2. Komandanti i stacionit të policisë në Gjilan tani është vendosur nga komuna e Kamenicës – ishte nga Gjilani.
3. Komandant regjional i policisë në Gjilan vendoset nga komuna e Denasit – ishte nga Gjilani.
4. Bordi i Universiteti “Kadri Zeka” është nga Vushtrria, Kamenica dhe Peja.
5. Nuk kemi asnjë ministër nga Gjilani.
A thua nuk ka njerëz të shkolluar e profesional në Gjilan?!
Kështu që, Gjilani është i Gjilanasve dhe do të mbetet…!