Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-ministri i Tregtisë, Bajram Hasani i ka dhënë mbështetjen e tij Lutfi Hazirit kandidat i LDK-së për kryetar të Gjilanit.
Ai sot është paraqitur krah Lutfi Hazirit, në përmbyllje të fushatës për balotazh.
Hasani ka thënë e Gjilani duhet të jetë në duar të një njeriu me përvojë në qeverisje të dëshmuar.
“Në përkrahje të Lutfi Hazirit! Të dielën dilni të gjithë për Gjilanin tonë, për Lutën kryetar.”, ka shkruar ai.
Të dashur qytetarë të Gjilanit,
Më 14 nëntor na duhet mbështetja juaj, për vazhduar qeverisjen e mirë në Gjilan.
AAK në Gjilan i ka dhënë mbështetje të parezervë kandidaturës së Lutfi Hazirit.
Ju e dini se Gjilani duhet të jetë në duar të një njeriu me përvojë në qeverisje të dëshmuar.
Në përkhrahje të Lutfi Hazirit!
Të dielën dilni të gjithë për Gjilanin tonë, për Lutën kryetar.