Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, 13 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19.
Sipas ministrisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë regjistruar gjithsej 469 raste të reja, ndërsa janë shëruar 375 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 208 mijë e 467 raste pozitive, janë shëruar 192 mijë e 745 pacientë nga COVID-19, kanë vdekur 7 mijë e 307 njerëz dhe vazhdojnë të mbesin edhe 8 mijë e 415 raste aktive.