Sot po mbahet balotazhi në 21 komuna. Një ndër komunat është edhe ajo e Podujevës e edhe në këto zgjedhje nuk ka munguar vota e Yll Raçi, i njohur si “Plaku” i ri.
Ai është bërë i njohur për publikun për shkak se vishet si plak.
Pas votimit ai tha për media se veshja është traditë e Llapit dhe do ta mbaj deri sa të vdes.
“ Është traditë e Llapit e praktikoj sepse me pëlqen sepse kombi ynë është më i miri dhe askush nuk mund të na marr ketë veshje”,
“Jam krenar që jam llapjan , jam krenar që jam mysliman” është shprehur ai.
Qytetarët e Llapit atë e thërrasin edhe si baci Yll, por kjo nuk e pengon aspak të riun nga Podujeva.