Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të dhënat nga qendrat e vendvotimeve nga 21 komunat që janë në balotazh.
Sipas të dhënave të publikuara, komuna e Gjilanit deri në ora 15:00 ka marrë votën e 27 mijë e 282 qytetarëve nga 101 mijë e 62 sa janë gjithsej apo 27,00 për qind.
Komuna me më së shumti vota deri më tani është ajo e Mamushës me 44.73 për qind të qytetarëve.
Ndërsa komuna me më së paku vota deri më tani është ajo e Dragashit e cila mori vetëm 6 mijë e 561 vota apo 17.09 për qind.