Lutfi Haziri e ka pranuar humbjen kundrejt kundërkandidatit nga Vetëvendosja Alban Hyseni pas dy mandatesh në krye të Gjilanit.
“Kemi një dallim prej 700 votash mes nesh, por e mjaftueshme për demokracinë tonë dhe për t’i dhënë vendit institucione dhe kryetar të ri të zgjedhur”.
Ai ka thënë se është ende herët të dihet se pse ka ndodhur ky rezultat, derisa ka thënë se LDK-ja është parti e parë në Kuvendin Komunal të Gjilanit.
“Është ende herët të flasim për gjetjet, atë që e kemi proklamuar – bashkëpunimin me qytetarët – e kemi zbatuar deri ditën e sotme. Qytetarët kanë folur dhe e kanë dhënë votën, derisa vlerësimet e brendshme do t’i debatojmë në strukturat e LDK-së. LDK-ja është parti e parë larg para Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal dhe nuk kemi rol opozitar aty”.
Haziri e ka uruar Hysenin për fitore, “Alban Hyseni do të jetë kryetar i zgjedhur i Gjilanit pasi të konfirmohen nga KQZ-ja dhe ka urimin tim