Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në spitalet dhe klinikat COVID-19 janë duke u trajtuar gjithsej 38 pacientë, raporton Gazeta Sinjali.
Prej tyre 9 të konfirmuar pozitiv dhe 29 pacientë post-covid. Nga ta me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive ka 2 pacientë.
Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 5 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 25 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spital i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë