Dr. Musë Jashari është pensionuar pas një karriere të gjatë dhe të përkushtuar në fushën e ortopedisë, në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.
Me këtë rast, drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Dr. Afrim Cana, e ka vlerësuar kontributin profesional të Dr. Jasharit, duke theksuar përkushtimin dhe profesionalizmin e tij ndër vite në shërbim të pacientëve dhe institucionit.
Në shenjë mirënjohjeje për punën dhe kontributin e dhënë, menaxhmenti i spitalit e ka nderuar Dr. Jasharin me një mirënjohje.
“Është kënaqësi për mua që sot ta përcjellim në pension një profesionist të përkushtuar në fushën e ortopedisë, i cili gjatë karrierës së tij ka dëshmuar profesionalizëm dhe përkushtim në punë”, ka theksuar drejtori Cana.
Ai e ka falënderuar Dr. Jasharin për kontributin e çmuar ndër vite, duke i uruar shëndet, mirëqenie dhe momente të bukura në kapitullin e ri të jetës.
Pensionimi i Dr. Musë Jasharit shënon përmbylljen e një etape të rëndësishme profesionale në shërbim të shëndetësisë dhe pacientëve në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.










