Alban Hyseni është kandidati i cili do të jetë kryetar i ri i komunës së Gjilanit pasi fitoi zgjedhjet komunale me 14 Nëntor ndaj rivalit të tij Lutfi Hazirit.
Hyseni në një prononcim për AlbanianPost ka thënë se përjashton PDK dhe LDK për koalicion.
31 vjeçari shton se “tash jemi në fazën e analizave, pasi s’i kemi numrat e mjaftueshëm dhe do ta shohim mundësin e bashkëpunimit me ndonjë parti”.
Ai me LDK e PDK konsideron që s’do të mund të ketë koalicion.
“Besoj që PDK përjashtohet, me LDK nuk është e drejtë pasi i kemi pasur konkurrentë”.
Kur pyetet për rezultatet e dobëta të partisë në këto zgjedhje, Hyseni mendon që përkundrazi Vetëvendosje është rritë krahasuar me zgjedhjet e kaluara lokale.
“Sigurisht duhet të analizohen rezultatet edhe s’jam pjesë e kryesisë, por s’ka arsyeje për momentin për reforma, pasi Vetëvendosje në këto zgjedhje është rritë”.
Alban Hyseni ka marrë besimin e 21 mijë e 374 gjilanasve, duke e lënë pas kundër kandidatin e tij nga LDK, Lutfi Hazirin, për 859 vota më shumë.
Ky i fundit pas tetë vjetësh qeverisje në Gjilan u mposht nga Alban Hyseni./Albanianpost/