Para pak minutash është shpërndarë një lajm se gjoja Kryetari i zgjedhur i Komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni ka thënë se “Ne e përjashtojmë koalicionin me PDK-në”. Por, në një intervistë në RTV Dukagjini ai e ka demantuar këtë lajm duke thënë se “ne nuk e përjashtojmë koalicionin me PDK-në në Gjilan dhe me asnjë subjekt tjetër, përpos LDK-së, sepse na duhet një qeverisje stabile”.
Ai gjatë intervistës ka thënë se ne do të bashkëpunojmë dhe bashkëbisedojmë me PDK-në për zbatimin e programit, si dhe për kuadrot më të mira për drejtoritë e caktuara.
Ai poashtu ka theksuar se “nesër do ta mbajmë mbledhjen brenda Vetëvendosjes në Gjilan dhe pas certifikimit do të fillojmë bisedimet për koalicione”.