Komuna e Gjilanit është shpërblyer me grant nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), në bashkëpunim me organziatën gjermane GIZ në shumën prej 294 mijë euro, për performancne lartë në fushën e mjedisit.
Kryetari në detyrë i Komunës, Lutfi Haziri, ka falënderuar MMPHI për vlerësimin e lartë për Gjilanin.
“Ashtu siç jeni njoftuar në fillim të vitit 2021 kur është bërë lansimi i raundit të tretë të Grantit të Performancës Komunale – Mjedisi i Pastër, komunat i janë nënshtruar tri kritereve të qasjes si dhe janë vlerësuar për tre indikatorë të Qeverisjes së Mirë, të nxjerra nga Sistemi i Menaxhimit të Performancës Komunale (SMPK) në MAPL dhe 8 indikatorë të Menaxhimit të Mbeturinave, të nxjerra nga raportimi vjetor i komunave në Agejncionin për Mbrojtje të Mjedisit të Kosovës (AMMK) në MMPHI. Sipas procesit të vlerësimit për kritere të qajes dhe indikatorët e performancës, për të cilat detaje jeni njoftuar në Kartën e Vlerësimit, gjatë muajit shtator 2021, komuna juaj fiton 294, 519.00 euro”, thuhet në njoftimin dërguar kryetarit Haziri nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.