Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se përgjegjësinë e për humbjen e Komunës së Gjilanit e merr vetë, transmeton 06 Press.
E kjo për shkak se vetë Abdixhiku thotë se ia kërkoi Lutfi Hazirit të kandidojë në Gjilan përsëri.
“Përgjegjësinë për humbjen në Gjilan e marr unë, sepse unë ia kam kërku Lutës të garojë atje”, është shprehur Abdixhiku.
Tutje, i pari i LDK-së tha se Haziri deshi të merrej me qendrën e partisë, megjithatë i është kërkuar të dalë të kandidojë për Gjilanin.
“Ai ka dashur të merret me qendrën, por unë i kam thënë njërit dil kandido”, ka thënë Abdixhiku.
“Pavarësisht rezultatit, ai mbetet një figurë qendrore e LDK-së”, shtoi Abdixhiku.