Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha i kërkoi kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca që produktet serbe të cilat shërbehen në bufenë e Kuvendit të largohen.
Berisha në seancën e sotme ia vendosi Konjufcës tek ulësja një pije, produkt serb. Po ashtu këtë produkt serb ai e vendosi edhe tek ulësja e kryeministrit, Albin Kurti.
Berisha tha se nga Konjufca kërkoi që të mos lejoj të shërbehet ky produkt meqë si parti kanë qenë të zhurmshëm ndaj prodhimeve serbe.
“Në byfe të kuvendit shërbehen pije të prodhuara nga Serbia. I kërkova kryetarit Konjufca që të mos lejojë të shërbehet kjo pije meqë si parti kanë qenë shumë te zhurmshëm kundër prodhimeve serbe dhe kanë qenë këmbëngulës për bashkimin e troje shqiptare”, tregoi Berisha për Kp.