Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Ligji për Mbrotjen e Konkurrëncës. Ky ligj u miratua pas votimit për të 62 deputetëve.
“Konstatoi se me 62 vota për asnjë kundër Kuvendi e miratoi në parim Projektligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës”, u shpreh kryeparlamentari Konjufca.
Po ashtu, është miratuar në Kuvend Ligji për Dizajnin Industrial. Ky ligj është miratuar me 64 vota për.
“Konstatoj se me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi e miratoi në parim Projektligjin për Dizajnin Industrial. Ngarkohet komisioni funksional dhe komisionet e tjera të përhershme që sipas afateve ta shqyrtojnë këtë projektligj dhe pastaj t’ia paraqesin Kuvendit raportin më rekomandime”, u shpreh kryeparlamentari Konjufca.