Situata momentale me Covid-19 në vend është stabile, mirëpo infektologët po paralajmërojnë se mund të shpërthejë një valë e re infektimesh.
Kjo për shkak se ka një numër të madh të qytetarëve të pa vaksinuar.
Por, a ka Ministria e Shëndetësisë vaksina të mjaftueshme në stok?
Në një përgjigje për Indeksonline, nga MSH bëjnë të ditur se mbi 300 mijë vaksina në stok.
Mirëpo thonë se ka edhe sasi të tjera të kontraktuara që do vijnë në vend sipas dinamikës së përcaktuar.
“Kosova ka ne stok sasi te mjaftueshme te vaksinave per cdo qytetar qe duhet vaksinuar. Mbi 300 mije vaksina jane ne stok dhe ka sasi te tjera te kontraktuara te cilat do te vijne ne vend sipas dinamikes se percaktuar”, thuhet në përgjigje.
Kujtojmë që, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.602.881 doza të vaksinës.
Deri më sot 754.429 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.