Edhe Përlepnica e Gjilanit i ka thënë PO të madhe koalicionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, përkatësisht kandidatëve për deputet, Lirije Kajtazi, Imet Rrahmani, Valentina Bunjaku Rexhepi e Isa Agushi.
Si zakonisht, kreu i LDK’së në Gjilan dhe nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, ka fjalë të mëdha falënderimi për këtë mbështetje të banorëve të Përlepnicës, duke bërë me dije që kandidatët e partisë kanë mbështetjen e fuqishme të tij.
“Jemi të nderuar që jemi në Përlepnicën e lëvizjeve politike në vitet 80-ta, ku familja e Zija Shemsiut dhe e Xhavit Ahmetit, ka qenë sinonim i rezistencës për liri. Kanidataurat e LDK-së me mbështejen tuaj do të shkojnë në bankat e Kuvendit dhe këta, së pari, e kanë obligim ta votojnë kryeministrin Hoti, ligjet dhe proceset e vështira që i sigurojnë”, tha Haziri.
“Koalicioni rival po e trajton Kosovën si plaçkë t’vetën dhe ne këtë nuk kemi me leju. Kryeministri jonë, Avdullah Hoti, do të punoj për Kosovën në tri aspekte: sundimin e ligjit, për ekonominë dhe vendet e reja të punës dhe integrimet euroatlantike”, ka shtuar kreu i LDK’së, duke e përcjellë një selam për degën e PDK’së.
“Ata që merren me zyrën e prokurimit në Gjilan, unë po ju them qysh keni fytyrë me lypë votë kur 40 veta i keni të akuzuar për krim të organizuar e korrupsion, në krye me ish-kryetarin e Komunës?!”, tha Haziri.
Të pranishmëve u janë drejtuar edhe kandidatët e LDK’së, të cilët kanë kërkuar që asnjë votë të mos mbetet në shtëpi, por të gjithë të dalin dhe të votojnë përfaqësuesit e partisë së Ibrahim Rugovës.
Lirije Kajtazi tha se LDK, me kryeministër Avdullah Hoti, e ka projektin zhvillimor që i ndihmon secilit me gjetë progresin, duke kërkuar që të ndëshkohen ata që na qesin në zgjedhje në muaj të Ramazanit, përderisa për të tjerët tha se janë ‘agjami’ në politikë.
Kandidati Imet Rrahmani tha se kjo është lista më e mirë që i është ofruar zgjedhësve në Kosovën e pasluftës. “Çdo votë duhet të shkoj për numrin 16, për të garantuar fitoren e LDK dhe prorgamin për zhvillim ekonomik dhe sundim të ligjit.
Ndërsa, kandidatja për deputete e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi, pasi falenderoi Përlepnicën për përkrahjen, është shprehur se duke e zgjedhur LDK asnjëherë nuk gaboni sepse janë njerëz të dëshmuar. “Koalicioni rival janë hidhëruar mes vete dhe përkrahësit e tyre përditë po vijnë në LDK”, tha Bunjaku Rexhepi.
Kurse, Isa Agushi, kandidat tjetër i LDK’së kërkoi votën e përlepnicasve për listën e partisë nga Gjilani, duke thënë se këta do t’ju përfaqësojnë më së miri. “Lista e LDK’së është e pastër si loti dhe kandidatët tanë do të jenë bartës të shumë proceseve”, tha ai.
Në fund, votën e Përlepnicasve e kanë kërkuar edhe kandidatët, Bajrush Ymeri e Avdil Halimi.
06.06.2017 Saranda BLLACA
Gjilan zëdhënëse e shtabit