Janë mbyllur tri sfidat e xhiros së 14 në Superligë që u zhvilluan ditën e shtune.
Gjilani ka arritur që ta mund në udhëtim KF Ulpianën më rezultatin 2-1, për të rrëmbyer kreun në Superligë.
Gjilani tani ka 25 pikë, aq sa Drita, derisa Ballkani i treti me 24, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Qerimi e kaloi Ulpianën në epërsi në pjesën e parë, derisa Gjilani përmbysi gjithçka në pjesën e dytë; realizuan Dabiqaj 65’ dhe Progni 84’.
Në ndeshjet tjera, Drita ka arritur të marrë tri pikë me shumë vështirësi.
Vendasit shënuan golin e tri pikëve për 1-0 në minutën e 89’, për ta barazuar me pikë në renditje Gjilanin.
Në ndeshjen tjetër, Feronikeli u mund në shtëpi nga Malisheva, duke pranuar gol në minutën e 93′, sfidë që u mbyll 0-1.