Në 24 orët e fundit ka vdekur një person dhe janë regjistruar shtatë raste të reja me COVID-19.
Kështu ka bërë të ditur përmes njoftimit Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 34 qytetarë, ndërsa numri i rasteve aktive është 352.
“Nga 1.546 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 34 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.665. Në total numri i rasteve aktive është 352”, thuhet në njoftimin e MSH-së.