Në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë i vdekur dhe janë regjistruar shtatë raste të reja me COVID-19.
Kështu ka bërë të ditur përmes njoftimit Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 33 qytetarë, ndërsa numri i rasteve aktive është 326.
“Nga 1.524 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë i vdekur. Sot janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.698. Në total numri i rasteve aktive është 326”, thuhet në njoftimin e MSH-së.