Java e katër e muajit nëntor parashihet me mot të ndryshueshëm.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot parashihet të jetë mot kryesisht i vranët dhe me shi.
Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikohen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-8m/s.