Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se me dokumente false e ka fituar tenderin për renovimin e Spitalit të Gjilanit.
Lidhur me këtë ka reaguar arkitektja e cila ka qenë duke punuar tek operatori ekonomik “Tribuna” Ferdeze Sermaxhaj Kastrati.
Në reagimin e saj Sermaxhaj Kastrati thotë se asaj i janë shfrytëzuar diplomat dhe nënshkrimi i saj për ta lidhur kontratën në fjalë dhe se ajo nuk ka lidhje me këtë kontratë.