Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, ka shprehur ngushëllime për personat të cilët kanë humbur jetën në aksidentin që ka ndodhur në autostradën “Struma” në Bullgari, në të cilin sipas informacioneve të parë jetën e kanë humbur 45 persona.
Në një deklaratë për NovaTV, Zaev tha se për aksidentin ka qenë i informuar nga presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev dhe nga kryeministri Stefan Janev.
“Jam i tmerruar. Kjo është një tragjedi. Ne nuk e dimë nëse të gjitha viktimat janë nga Maqedonia e Veriut, por supozojmë se është e tillë sepse autobusi është i regjistruar në vend”, tha Zaev për Nova TV.
Zaev ka thënë se menjëherë është nisur për në Bullgari dhe se atje janë edhe ekipe të Maqedonisë së Veriut, raporton Alsat.