Ali Ahmeti ka reaguar pas aksidentit tragjik të një autobusi nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku humbën 45 qytetarë, shkruan Gazeta Insajderi.
Ahmeti, përmes një shkrimi në llogarinë zyrtare në Facebook, ka thënë që lut zotin t ju falë durimin familjarëve dhe shërbim të lënduarëve.
Shkrimi i plotë në koment:
Sa shumë dhimbje që na solli mëngjesi i sotëm.
Aksidenti i tmerrshëm i trafikut në Bullgari mori jetën e kaq shumë qytetarëve tanë.
Në këto çaste të rënda pikëllimi dhe dhimbjeje, shpreh ngushëllime më sinqerta për familjet e atyre që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari dhe lus Zotin t’ju falë durim familjarëve dhe shërim të lënduarve.