Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shpallur zgjedhjet e brendshme.
Përmes një njoftimi në Facebook, nga AAK-ja kanë bërë të ditur se në mbledhjen e sotme të Këshillit Drejtues të kësaj partie është vendosur që zgjedhjet e brendshme të mbahen prej datës 1 dhjetor të këtij viti.
“Në mbledhjen e sotme të Këshillit Drejtues të AAK-së, është vendosur që zgjedhjet e brendshme të mbahen prej datës 1 dhjetor 2021. Procesi zgjedhor përfundon me 1 qershor 2022 dhe do të mbahet në të gjitha nivelet dhe forumet e AAK-së. Suksese të gjithë atyre që do të jenë pjesë e garës zgjedhore! Urime Aleancë!”, thuhet në njoftim.