Presidenti i Institutit Robert Koch, Lothar Wheeler ka thirrje për masa bllokimi kundër koronavirusit.
Apeli i tij shkon edhe për personat që janë të vaksinuar.
“Nëse 50, 000 njerëz infektohen në një ditë, 400 prej tyre do të vdesin. Ne duhet të bëjmë gjithçka që kjo të ndryshojë”, ka thënë ai.
Pavarësisht masave të vendosura, presidenti i Institutit Robert Koch, theksoi se ato nuk mjaftojnë, sipas tij qytetarët në Gjermani duhet të reduktojnë kontakt, duhet të anulohen evenimente ku të pranishëm janë shumë persona.
Gjithashtu ai shpjegoi se numri i personave të pavaksinuar në Gjermani është rreth 15 milionë dhe se lëvizshmëria e tyre ishte shumë e larta, duke ndikuar edhe në një përhapje të shpejtë të koronavirusit.(BalkanWeb)