Gjilani ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Dritës në derbin e zjarrtë lokal të vlefshëm për javën e 15-të në BKT Superligën e Kosovës.
Ekipi i Ismet Munishit ka vazhduar formën e mirë në kampionat duke marrë fitoren e radhës, kësaj radhe në një ndeshje të vështirë derbi ndaj rivalit të urryer lokal, Dritës.
Gjilani nisi më mirë duke gjetur shpejt edhe golin e epërsinë, golin e vetëm në këtë pjesë dhe këtë ndeshje erdhi në minutën e 48-të dhe ishte Albert Dabiqaj, i cili shënoi një gol të bukur për 1-0.
Pas kësaj fitore, Gjilani e sheh veten në pozitën e parë me 28 pikë, ndërsa Drita e treta me 25 pikë.