Sot Gjilani ka kryengritje politike kundër çdo lëvizje të kuqe dhe kundër çdo ideologjie, e cila në këto anë është luftuar me çdo mjet. Kryengritja e sotme politike është për mbrojtjen e partnerëve të LDK’së, por mbi të gjitha, është për mbrojtjen e Republikës sonë, të cilën e ndërtuam me gjak, me sakrificë, me mundi, me rezistencë dhe me pushkë.
Me këtë rast, i nderuari kryeministër dhe kryetar i LDK’së, Isa Mustafa, të nderuar kryetar të partive të koalicionit, i nominuari për kryeministër z. Avdullah Hoti, më lejoni të përshëndes pjesëmarrjen e familjeve të mëdha të komunës së Gjilanit e regjionit të Anamoravës, të cilët bënë nam me kryengritjet e tyre politike e ushtarake në kohën kur Kosova e atdheu ishte i rrezikuar, familja e Idriz Seferit, familja e Mulla Idriz Gjilanit dhe familja e Agim Ramadanit. Ata që sot i nderojmë janë familjet e dëshmorëve, janë bashkatdhetarët tanë që po vijnë me vetura të tyre në Kosovë, jo me aeroplan e autobus, të cilët gaditu po punojnë për 11 qershorin.
Nga Gjilani, në praninë tuaj z. kryetar, dëshirojmë t’ju bëjë me dije të gjithëve se LDK është parti e familjes për shtet. Me besim të madh në Zot, ne jemi bashkuar sot edhe me AKR’në e z. Pacolli, që bashkarisht të vendosim një ekonomi më të zhvilluar në vend, jemi bashkuar me Sylejman Qerkezin që ta forojmë besimin në Zot e atdhe, jemi bashkuar me Lëvizjen “Vatra” për të çuar përpara kauzën e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës. Jemi gjithë bashkë, koalicioni i vendosur me Besë e me Shpresë për të ecur përpara drejt fitoreve të reja.
Z. kryetar dhe kryeministër në detyrë, ne jemi popull mirënjohës dhe dëshirojmë nga Gjilani ta shprehim falënderimin tuaj si kryeministër për dy punë të mëdha që i keni bërë për Kosovën dhe vendin tonë. Ju dhe qeveria juaj, për dy vite e gjysmë arritët që Gjilanin dhe Anamoravën ta integroni në Prishtinë, duke planifikuar buxhet për ndërtimin e rrugëve, largimin e problemeve dhe integrimin e plotë, duke i trajtuar qytetarët në mënyrë të barabartë. Mbi të gjitha, politikisht e çliruat Kosovën dhe treguat se kryeministri i LDK’së është i vetmi që mund ta largoj liderin e PDK’së nga qeverisja.
E spostuat në pozitën e dytë, për t’ia përsëritur liderit të dytë të PDK’së rrëzimin e tij vetëm tri orë pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit LDK-AKR-Alternativa. Tanimë, ajo parti nuk ka emër, kandidat dhe nominim të vetin. Ajo parti është mbështetur në gardhin tjetër. Ajo parti po lypë dikush tjetër me e marrë besimin e tyre. Nuk mundet një parti e tillë, e cila po bëhet cdo ditë edhe më e kuptueshme se janë të vetmit njerëz që janë mosmirënjohës. Ata janë mosmirënjohës ndaj partnerëve, ndaj luftëtarit të lirisë, ndaj familjes, biznesit dhe ata janë mosmirënjohës ndaj njerëzve që cdo ditë kontribuojnë dhe e ndërtojnë këtë vend. Mosmirënjohësi, ju e dini ku e ka vendin. Nëse nuk e kanë kuptuar ende, atëherë më 11 qershor do t’ia konfirmojmë. Le ta di ajo parti, të cilës ne ia dham partneritetin, besimin e guximin tonë, se ka përfunduar çdo mundësi edhe me ndërmjetësues ndërkombëtar me folë me neve.
Edhe ju që e humbët besimin në dy vitet e kaluara në emër të një kauze të rrejshme politike, edhe ju që nuk i qëndruat prapa kryeministrit në ditën e rënda dhe gjithë ju që mund ta shprehni pakënaqësinë në momente të caktuara, këta mijëra njerëz në këtë sallë iu kanë kërkuar që ta votoni liberalizimin e vizave, këta njerëz ia falin kohën e humbur askujt. Këta njerëz janë më të mëdhenjë se çdo territor i Kosovës, janë më të fuqishëm se cdo kufi i Kosovës dhe më të fuqishëm se cdo krahinë e Kosovës. Mos manipuloni në emrin tonë dhe mos u thirrni në emrin tonë. Zgjohuni e punoni dhe qëndroni prapa kryeministrit të dytë që po vije në historinë e saj.
Ne i kemi dhën atdheut një president historik, një president të pavarësisë, një kryeministër të unitetit kombëtar. Ne ia kemi dhënë at Ia dham edhe një kryeministër në pavarësinë e Kosovës. Ne ia kemi dhënë dheut edhe kryetar të Kuvendit historik të Kosovës, ne ia kemi dhënë atdheut edhe një dorëheqje të një ministri për përgjegjësi morale, jo politike. Ne jemi ata që dimë e punojmë, ne jemi ata kryengritës politik që nuk falin, nuk harrojnë.
Në këtë kryengritje politike, ne dëshirojmë t’i tregojmë lëvizjes së kuqe se këta tre kolos të mëdhenjë të Gjilanit, Kosovës e gjithë shqiptarëve, që janë nderi i kombit, janë kryengritë për t’i mbrojtur interesat kombëtare e politike, por vijat e zemrave të zbrazura dhe të pagjak, janë vija të yllit të kuq, që Gjilani, Anamorava e Kosova nuk i duron, anipse kanë nis të krihen e rruhen në kohë zgjedhjesh.
Më lejoni t’ju tregoj se koalicioni rival kanë shumëçka të përbashkët me lëvizjen e kuqe. Por, dy nga të përbashkëtat janë se kanë qenë anëtar të Shtabit të Milionerëve dhe në të dy listat kanë të akuzuar dhe të kërkuar në Kosovë, në veçanti dhe ato lista duhet të zbardhen. Këto dy të përbashkëta nuk janë me LDK’në. LDK është kjo në Gjilan që e mbështetë kryeministrin në ardhje, Avdullah Hoti, të cilin e lusim që të na prijë përpara sepse është emri konsensual i yni dhe i koalicionit. Në të respektojmë dhe të duam gjithqysh si kryeministër. Ju faleminderit.
Lutfi Haziri,
Gjilan, 7 qershor 2017